TIRANË-Një 24-vjeçar është gjetur i vdekur në rrethana misterioze në banesën e tij në rrugën ‘’Don Bosko’’, në kryeqytet.

Sipas informacioneve nga policia, shkak i vdekjes së 24-vjeçarit është bërë hemoragjia e brendshme. 

24 vjeçari është identifikuar nga policia si Endri Dhimitri, nga Përmeti. 

Menjëherë pas lajmit të vdekjes së 24-vjeçarit ka reaguar në facebook faqja ‘’Bashkësia Përmet’’, ku shkruan se 24-vjeçari që u nda nga jeta në lule të rinisë, nuk kishte pasur gëzime në këtë jetë. Para 3 vitesh, sipas kësaj faqje ai kishte mbetur jetim pasi nëna e tij kishte ndërruar jetë. 

Ekspertët mjeko-ligjor do të kryejnë autopsinë për të zbardhur edhe shkaqet e vdekjes së 24-vjeçarit. Mësohet se para disa ditësh kishte dalë nga Spitali i Traumes ku ishte shtruar në gjendje të rëndë pasi kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli.

Endrit Dhimitri
  (Viktima Endri Dhimitri)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com