Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë. Policia ka shpallur në kërkim S.N, 27-vjeç, banues në Tiranë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë R.SH, 42-vjeç. 42-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. Sh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.