Nëntë persona janë vënën në pranga gjatë orëve të fundit nga Policia Tiranë, për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga kundërshtimi i forcave të policisë e deri te zjarrevënia e një spitali privat.

Ditën e sotme, rreth orës 03:30, në zonën e ish-Bllokut, në kryeqytet u vu në pranga A. D., 27 vjeç, pasi kundërshtoi me dhunë për shkak të detyrës dy punonjës policie.Ndërsa një tjetër 27-vjeçar me iniciale A. M është vënë nën hetim pasi nuk i është bindur urdhrave të policisë.

Një tjetër ngjarje ndodhi në afërsi të Zogut të Zi, ku një 49-vjeçar me iniciale E. I. banues në Tiranë, dyshohet se ka hedhur lëndë djegëse në derën e jashtme të një spitali privat, e cila si pasojë është djegur.

Ndërsa specialistët e krimeve arrestuan  M.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë)  F. M., 32 vjeç.

Një rast dhune u shënua po ashtu në kryeqytet, ku për pasojë mbeti i arrestuar A. Sh., 33 vjeç, pasi ka rrahur bashkëjetuesen e tij.

Ndërsa policia rrugore konstatoi shkelje të ndryshme në rrugë nga disa shoferë, ku për pasojë u arrestuan  J. Gj., 23 vjeç, banues në New York, E. C., 43 vjeç, dhe A. T., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Në pranga u vu gjithashtu G. Y., 20 vjeç banues në Tiranë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.