I riu lë Austrin për të investuar në
Elbasan, hap lokalin në vendlindje

I riu lë Austrin për të investuar në<br />Elbasan, hap lokalin në vendlindje
Driti Moli është një sipërmarrës i ri që sapo e ka hapur biznesin e tij në Elbasan.

Pas një eksperience 10 vjeçare në Austri si kuzhinier, ai ka vendosur që ta shfrytëzojë atë duke krijuar një mundësi në qytetin e lindjes.

Kuzhina italiane është specialiteti i tij dhe e bën me shumë pasion.
 
Ne kemi shkuar në Austri, mësojmë dhe zanatin dhe pak nga pak pastaj mësojmë çdo gjë në kuzhinë dhe u munduam që pas një 9-vjeçari në Austri të ktheheshim dhe të hapnim restorantin tonë në Elbasan me ndihmën e familjes”, tha Moli.
 
Në fillimet e tij i është dashur të sakrifikojë derisa me profesionin e marrë të kthehet në mjeshtër kuzhine nga një kuzhinier i njohur italian. Paratë që fitoi i investoi në restorantin e tij dhe fillimi duket i mbarë. Drini ka sjellë një model krejt të ri që në Elbasan i cili nuk ishte aplikuar më parë, mënyrë ditore dhe produkte me çmime të arsyeshme ku mund të drekohet çdo ditë nga njerëzit të të gjitha shtresave.
 
“Koha do ta vërtetojë, e kemi nisur nga A dhe avash avash do ta ngremë. Puna duket mirë, siç thonë që në Elbasan nuk ka punë, për momentin jemi shumë mirë. Mendimi im është që në vendlindje është gjithçka”, tha Moli.
 
Me bindjen se biznesi i tij do të jetë i suksesshëm Driti Moli nxit të gjithë të rinjtë të shfrytëzojnë profesionet e tyre për të hapur një aktivitet të vetin që shumë shpejt do ti japë frytet që kërkojnë.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

'Biznes me Serbinë'! Media 'The Frontliner: Escobar shkarkohet nga detyra! DASH e mohon

'Biznes me Serbinë'! Media 'The Frontliner: Escobar shkarkohet nga detyra! DASH e mohon