Një aksident me vdekje është shënuar paraditen e sotme në Durrës, ku një 26-vjeçar ka përplasur me një taksi elektrike për vdekje një 66-vjeçar, i cili ndodhej duke kaluar në trotuar.
Ngjarja është regjistruar në lagjen 13, rreth orës 10:30, ku në trotuar gjendeshin pesë persona, katër prej të cilëve shpëtuan mrekullisht.
Pas aksidentit 66-vjeçari Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, Aldi Talelli është shoqëruar në Komisariat, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Paraprakisht dyshohet se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi taksinë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 26-vjeçar përplasi për vdekje me një automjet taksi një 66-vjeçar.
Nga pamjet duket se automjeti, drejtues i të cilit ishte 26-vjeçari, niset papritur nga vendi ku qëndronte i parkuar dhe drejtohet me shpejtësi drejt të 66-vjeçarit, të cilin e përplasi në murin që gjendej aty pranë.
Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të Durrësit, rreth orës 10:30, ndërsa 66-vjeçari Fezi Dine u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
26-vjeçari ka pretenduar para 'bluve' se taksia i është ndezur në mënyrë të pavullnetshme dhe ka marrë gaz automatikisht dhe i ka dalë nga kontrollit.
Ndërkohë Policia po vijon hetimet për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
-
Fatkeqesi. Tmerr. Sigurisht taksisti 26 vjeçar ka qene duke derguar ndonje mesazh ne tik tok apo instagram dhe makinen e ka ndezur pa respektuar asnje norme. Shpresojme qe hetuesit te merren me kete çeshtje dhe t'i japin pergjigjen e duhur, se makina nuk del jashte kontrollit vetem, nuk ndizet vetem dhe nuk ecen vetem pa ndonje komande.
Përgjigju










Komente
Komento