Gjatë mbrëmjes së djeshme policia ka vënë në pranga një tjetër të ri me armë pa leje, pas dy adoleshentëve që u arrestuan në Kamëz pasi lëviznin me pistoletë.

Një 21-vjeçar u vu në pranga nga policia e Pogradecit pas sinjalizimit të qytetarëve për të shtëna me armë në fshatin Petrush. Emiljani Kaftirani u arrestua rreth orës 22:00 ku ju sekuestrua edhe arma tip automatik me një fishekë në fole.

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gëzhoja, ndërsa të riut ju sekuestruan edhe 19 fishekë.
 
kallashi

Redaksia Online
Shqiptarja.com