I riu u përplas për vdekje dhe u mor zvarrë, mesazhi prekës i kushërirës: Kam ngrirë! O Zot ç'bëre kështu...

I riu u përplas për vdekje dhe u mor zvarrë, mesazhi prekës i kushërirës: Kam ngrirë! O Zot ç'bëre kështu...

Viktima Ramazan Bata

DURRES-Report Tv mëson se 25-vjeçari Ramazan Bata që humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi u përplas për vdekje nga një autobus, ndërsa më pas u mor zvarrë për rreth 50 metra nga një furgon, kishte pak kohë që kishte filluar punën si shpërndarës picash me motor. Familja hapi dyert e mortit, ndërsa kushërira e tij, vajza e xhaxhit ka postuar një mesazh prekës në rrjetet sociale.

"O zot ca dhimbje na jep keshtu djali 25 vjec i shkon tokes??djali i xhaxhit eshte vella po c'bere keshtu mor zot qe kemi koh pa i par njerzit e duhet vec te qajme.qofsh i xhenetit kusho na vure te zezen ne zemer skam fjale kam ngrire" shkruan kushërira e tij.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e furgonit P. T., 49 vjeç, banues në Krujë dhe drejtuesin e furgonit F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se drejtuesi i autobusit ka rrëfyer se nuk e ka parë viktimën, por ka dëgjuar vetëm zhurmë në momentin e përplasjes.

Edhe drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje, ku ka deklaruar se nuk e ka kuptuar kur mjeti që drejtohej prej tij ka tërhequr zvarrë një person dhe për këtë arsye është larguar edhe nga vendi i ngjarjes.

Mesazhi i kushërirës dhe fotoja e viktimës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 28/10/2019 16:02

    Ngushellime, e dhimbshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan