I riu vret me thikë 8 persona dhe plagos 17 të tjerë pasi nuk mori dot diplomën

I riu vret me thikë 8 persona dhe plagos 17 të tjerë pasi nuk mori dot diplomën

Qyteti Wuxi, Kinë

KINË - Tetë persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë pranë një shkolle në Kinën lindore.

Një 21-vjeçar u arrestua në Kolegjin Profesional dhe Teknik të Arteve dhe Zejeve Yixing në qytetin Wuxi, rreth orës 18:30 me kohën lokale (10:30 GMT), sipas një deklarate të policisë lokale.

Në deklaratë thuhet se ai ishte diplomuar nga kjo shkollë në vitin 2024 dhe kreu sulmin pasi “nuk arriti të tërhiqte diplomën për shkak të rezultateve të dobëta në provime” dhe ishte i pakënaqur me pagën e praktikës së tij.

Ai pranoi krimin “pa hezitim”, tha policia. Gjithashtu, autoritetet shtuan se hetimet janë në vazhdim.

Sulmi ndodhi pas një incidenti të hënën ku të paktën 35 persona humbën jetën kur një shofer përplasi makinën me turmat në një stadium në qytetin jugor të Zhuhai.

Policia tha se shoferi ishte i pakënaqur me një marrëveshje divorci, por incidenti ngjalli pyetje për një seri të fundit aktesh dhune publike në vend.

Në rrjetet sociale, ka pasur diskutime për fenomenin social të “hakmarrjes ndaj shoqërisë”, ku individë të prekur nga pakënaqësi personale sulmojnë të panjohur.

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)