Një nënë ka arritur që të shpëtojë fëmijën e saj, pasi një 24 vjeçar tentoi që ta rrëmbejë në mes të ditës në New York

Dolores Diaz Lopez, 45 vjeç, ishte duke kaluar së bashku me djalin e saj në rrugë, kur papritur një person del nga një makinë dhe tenton të rrëmbejë me forcë djalin e saj, i cili ishte vetëm një hap para.

Nga pamjet e publikuar ajo shihet teksa tërheq me forcë 5-vjeçarin, duke e marrë nga makina e rrëmbyesit përmes dritares. Pamjet treguan edhe momentin kur James McGonagle, 24 vjeç, doli nga makina i veshur me pantallonat të shkurtra dhe rrëmben me forcë të voglin.

‘O Zoti i madh, fëmijët e mi, o Zoti madh, djali im’- tregoi Diaz Lopez, duke kujtuar përpjekjen e saj për të shpëtuar të birin. 'Unë kam luftuar me dhëmbë në atë moment për fëmijët tim dhe fatmirësisht ja dola.'- kujton ajo.

Ndërkohë policia ka arrestuar të riun, i cili akuzohet për tentim rrëmbimi, dhe ishte i shoqëruar në makinë nga babai i tij. Nuk dihet nëse babai ishte në komplotin e pretenduar për të rrëmbyer djalin.

McGonagle është shtruar në repartin psikiatrik të spitalit, ndërsa policia vazhdon të kërkojë babanë e tij.

Djali 5-vjeçar

 

Mamaja e djalit