I rrëmbyen të atin para ndeshjes, kapiteni i Nigerisë rrëfen ngjarjen tronditëse

I rrëmbyen të atin para ndeshjes, kapiteni i Nigerisë rrëfen ngjarjen tronditëse

Xhon Obi Mikel, kapiteni i Nigerisë

Kapiteni i Nigerisë, Obi Mikel ka zbuluar ditën e sotme se para ndeshjes më Argjentinën ai kishte marrë një telefonatë ku i kërkonin 24 mijë euro për të liruar babanë e tij pasi e kishin rrëmbyer. Kapiteni nuk i kishte treguar akskujt për këtë pasi rrëmbyesit e kishin kërcënuar me se në qoftë se i tregonte dikujt do t’i vrisnin të atin. Babai i futbollistit është shpëtuar nga policia Nigeriane dhe është dërguar në spital pasi gjatë kohës që ishte i rrënbyer e kishin dhunuar.

Isha i hutuar. Nuk e dija se çfarë të bëja, por në fund e kuptova se nuk mund t’i lë poshtë 180 milionë nigerian. Më duhej që ta hiqja nga koka dhe të luaja ndeshjen. Më thanë se do ta vrisnin babanë tim nëse do të lajmëroja ndokënd. Dhe nuk doja që t’i tregoja trajnerit sepse nuk dëshiroja që problemi im të jetë problem për trajnerin dhe skuadrën time në një ndeshje aq të rëndësishme. Aq sa doja t’i tregoja trajnerit prap nuk munda ta bëja.

Obi Mikel, kapiteni i Nigerisë

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!