Presidenti Meta ishte pjesë e festës me rastin e 55-vjetorit të ish-mesfushorit legjendar të Dinamos, Sulejman Demollari. Kreu i shtetit ka postuar disa foto në rrjetet sociale të cilat i shoqëron edhe me një status ku shpreh kënaqësinë për takimin me disa nga legjendat e futbollit shqiptar.
Postimi i plotë i Ilir Metës
I lumtur të isha dje pjesë e një feste të veçantë me familjen dinamovite, me rastin e 55-vjetorit të Sulejman Demollarit të madhërishëm. Kaq shumë yje dhe kapitenë të Dinamos dhe Kombëtares në një ambient aq të ngushtë dhe modest nuk kam parë, nga Iliaz Ceco te Mujo Targaj. Kënaqësi të takoja për herë të parë Ilir Pernaskën, i cili kishte ardhur nga jashtë për të ndarë gëzimin dhe kujtimet e kohëve të lavdishme me shokët e ekipit. S'mund të mungonin dhe Ballgjini me Markon e Faruk Sejdinin.
Të gjithë e ndjenin mungesën e pazëvendësueshme të Zërit e Luarasit, dhe nderimi për kujtimin e tyre ishte emocionues. E pamundur të mungonte Halit Gega, i cili mori shumë urime për suksesin e fundit të vëllait, Skënder Gega. Ky ishte momenti kur ndihej më mirë gjigandi Perlat Musta. Kishte dhe “kundërshtarë” të tjerë tepër të rrezikshëm si Shkëlqim Muça, Sokol Kushta, Hysen Zmijani, Millan Baci etj. Aty kuptoje fuqinë e sportit dhe forcën e ekipit. I nderuar të merrja nga Demollari fanellën e tij me dy njësha, pasi ai ka qenë njësh edhe në fushë edhe jashtë saj, por dhe frymëzim për shumë femijë e të rinj për t'u bërë si ai.
bythlepirsit me hajdutin e shekullit
PërgjigjuI paska ikur egersia dhe urrejtja e dites se djeshme ndaj Euralius,funderrine president qe neverit cdo event e cdo feste.
Përgjigju