I rrezikohej jeta, sportisti i njohur
shqiptar fiton azil në Gjermani

I rrezikohej jeta, sportisti i njohur<br />shqiptar fiton azil në Gjermani
Në Gjermani nuk shkohet vetëm për azil ekonomik, por edhe për arsye sigurie. Fati i ka buzëqeshur kampionit shqiptar në kërcimin së gjati, Admir Bregu, i cili ka fituar të drejtën e azilit në Gjermani së bashku me gruan e tij, Suela dhe vajzën Grejsi.

Admiri udhëtoi para një viti e gjysmë për në Gjermani me arsyen se i rrezikohej jeta në Shqipëri për shkak se bashkëshortja kishte qenë dëshmitare në grabitjen e një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Bashkëshortja e Admirit punonte si arkëtare në bankë dhe kishte arritur që t’i identifikonte grabitësit duke u ndierë më pas e kërcënuar në Shqipëri.
admir bregu
 Pas arritjes në Gjermani, familja Bregu u vendos në Kalkar, teksa në shkallën e parë iu refuzua pranimi i azilit, por pas rishikimit e përfitoi.

Si për ironi, fati i ka buzëqeshur dyfish familjes Bregu, pasi përpos faktit që tashmë janë të sigurt, Admiri tani ka mundësinë që të punojë si trajner moshash në Gjermani, teksa tashmë ka filluar si instruktor atletike i ekipit të moshave U-17 të femrave në Kalkar, pasi për Shqipërinë më parë refuzoi shumë oferta edhe në fund vitet i ikën të mbushura vetëm me falënderime.
admir bregu
Historia ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave gjermane, të cilët i kanë kushtuar një hapësirë të vecantë rastit në fjalë. Në një intervistë për “Derwesten” ai shprehet se “Ne ndihemi shumë mirë në Gjermani. Gruaja është e kënaqur, por mbi të gjitha jemi të kënaqur me vajzën dhe progresin që ajo po bën në mësimin e gjuhës gjermane”shprehet ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore