Ish-drejtori i burgut të Rebibias, Itali dhe 13 punonjës të burgut kanë dalë në gjyq për arratisjen e tre shqiptarëve në 27 tetor të 2016-ës.
Drejtori dhe 13 punonjësit akuzohen për shkelje të rregullave të brendshëm të burgut, shkelje të cilat mundësuan arratisjen e 35-vjeçarit Tesi Basho, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe mbajtje armësh, 40-vjeçarit Ilir Pere, i dënuar me 25 vjet për vrasje të mbetur në tentativë dhe 38-vjeçarit Mikel Hasanbelli, i dënuar deri më 2020 për shfrytëzim prostitucioni dhe zhvatje.
Tre të arratisurit prenë hekurat e dritares së qelisë së tyre dhe zbritën me çarcafë dhe arritën të arratiseshin.
Në 11 shkurt 2017 policia italiane arriti të kapë në provincën e Komos, 38 vjeçarin Hasanbelli, ndërkohë dy shqiptarët e tjerë janë shpallur në kërkim.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com