Zyrtari i Kosovës në listën e zezë amerikane, përjashtohet nga shërbimi civil

Zyrtari i Kosovës në listën e zezë amerikane, përjashtohet nga shërbimi civil

Nexhat Krasniqi

Komisioni disiplinor ka marrë vendimin që ta përjashtojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit. Kështu ka konfirmuar të mërkurën (22 Nëntor) ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Vendimi është marrë sot (22 Nëntor) nga Komisioni Disiplinor brenda Ministrisë së Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Me datën 3 nëntor jemi njoftuar nga State Departmenti që për z.Krasniqi ka masë nga Shtetet e Bashkaura të Amerikës dhe në po të njëjtën ditë është marrë vendimi i pezullimit nga pozita. Që nga ajo ditë e deri më sot kemi arrit në pozitën kur z.Nexhat Krasniqi, me vendimin e Komisionit Disiplinor, është heq nga shërbimi civil. Në ndërkohë më 15-11 është vendosur në pozitën U.D të përkohshme për të cilën pastaj do të hapet konkursi për 2 pozitat dhe me datën 20 nëntor është vendos, është bërë kërkesë nga Komisioni Disiplinor për ta marrë vendimin që është marrë sot me datë 22”, tha Aliu.

Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit më 3 nëntor 2023, ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-zyrtar i prokurimit në Ministri të Tregtisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Atij i është ndaluar hyrja në SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, thuhej në njoftim.

Pas saksionimit të Krasniqit, kishte reaguar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Sipas tij, saksionimi i Krasniqit tregon se sa me seriozitet e trajtojnë çështjen e korrupsionit.

“Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit”, shkroi Hovenier në X (ish-Twitter).

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!