I sapo kthyer nga Gjermania
prangoset për vjedhje Markeljani

Markeljan Cungu, vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania, është arrestuar sërisht nga policia e Tiranës si autor i vjedhjes së banesës së një biznesmeni në kryeqytet. Ndalimi i Cungut është bërë nga efektivët e komisariatit nr.3, të cilët gjatë një hetimi disa mujor kanë mundur të identifikojnë autorësinë e grabitjes së banesës së biznesmenit nga shtetasi Markeljan Cungu.

Ky i fundit ka pak vite që ka lënë qelitë e burgut, pasi ishte dënuar për vjedhje. Cungu njihet në kartotekat kriminale të komisariatit nr.3 si personi që ka kryer më tepër grabitje, ku bashkë me këtë të tanishmen, numri i vjedhjeve të kryera prej tij sipas policisë ka shkuar në 70. Kjo shifër është e rregjistruar vetëm për sa i përket komisariatit nr. 3, pasi në të gjithë komisariatet e Tiranës Cungu rezulton të ketë autorësinë në mbi 500 vjedhje. Lajmi për arrestimin e Markeljan Cungut konfirmohet nga policia e Tiranës, të cilat i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se ndalimi i Cungut është bërë vetëm pak ditë pasi ai ishte kthyer nga Gjermania.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq