Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka refuzuar të dekretoj Sandër Lleshaj për Ministër të Brendshëm “bazuar mbi bindjet e tij”, si figurë e papërshtatshme. Refuzimi, i cili është një akt i pastër politik, nuk është se krijon ndonjë krizë në drejtimin e Ministrisë së Brendëshme, pasi ajo zgjidhet prej kryeministrit, por krijon një nga precedentët më të rrezikshëm në historinë e re të shtetit tonë, lidhur me përdhosjen e Kushtetutës.
Emërimi i një Ministri është vullnet i plot politik i Kryeministrit dhe marrëdhënia e tij në këtë rast, është vetëm me shumicën parlamentare. Presidentit në këtë rast, i është deleguar dërgimi i Dekretit në Kuvend nga Kushtetuta, për të rritur solemnitetin e procedurës dhe jo për të ndërhyrë si palë me “bindjet” e tij në vullnetin politik të kryeministrit.
Procedura e ndërmjetme e dekretit i është kaluar presidentit për të shqyrtuar kushtetueshmërinë e emërimit, që ka të bëj vetëm me verifikimin formal, nëse kandidatura plotëson apo jo, kriteret formale kushtetuese.
Ilir Meta është hera e dytë që po e tenton këtë përdhosje të Kushtetutës. Hera e parë ka qenë kur përdorte Rexhep Mejdanin kundër Fatos Nanos, krizë që u tolerua dhe sot që po tenton të përdor postin e Presidentit për krizë politike.
Sot, nga ana politike, situata është stabël dhe ai nuk prodhon dot krizë, por nëse tolerohet përdhosja e Kushtetutës, Shqipëria jo shumë larg, mund të ketë fatin e krizës së Maqedonisë, ku Gruevski dhe njerëzit e tij të mbetur në pushtet, tentojnë të bllokojnë kushtetutshmërinë e proceseve , për shkak të bindjeve politike dhe jo të drejtës kushtetuese.
Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se Ministria e Brendëshme do të drejtohet nga Sandër Lleshaj, duke e emëruar zëvendësministër të brendshëm, por në fakt, në kushtet kur Presidenti përdhos Kushtetutën, problem nuk është Ministria e Brendëshme por Kushtetuta.
Beteja që duhet të nis sot nuk është betejë për karrigen e Sandër Lleshaj. Ajo është betejë kundër bllokimit të funksionimit kushtetues të vendit. Nuk duhet të harrojmë se para se të lërë karrigen bosh të Ministrit të Brendëshëm, Ilir Meta ka një vit që ka lënë bosh karrigen e Kryetarit të SHISH, ka tentuar të zhbëj Reformën në Drejtësi me bllokimin e saj, ka gjymtuar KLGj, KLP dhe gjithë gërmat e alfabetit që bllokojnë Vetingun. Është një president me armë në dorë kundër Kushtetutës në emër të bindjeve të tij kudnër kësaj Republike. Jo në emër të bindjeve të qytetarëve për të, se ato shkojnë larg, por në emër të Kushtetutës , ai duhet ndalur.
Shumica duhet të bëj një gjestë më të fort se kaq. Ajo duhet ta votoj në Kuvend me iniciativë të saj me vendim parlamenti, emërimin si Ministër të Brendshëm zotin Sandër Lleshaj, duke arsyetuar me vendim parlamenti vullnetin politik të presidentit, për të shpërdoruar detyrën e tij si President dhe në bazë të këtij vendimi të çoj për ndjekje penale Presidentin e Republikës për shpërdorim detyre .
Duke mos kryer aktin formal të dekretimit, Presidenti “de facto” zhvesh Kuvendin nga kopetenca substanciale e votbesimit dhe ky është krim kushtetues. Presidenti nuk mund t’ia heq sovranitetin Kuvendit, dhe Gjykata Kushtetuese e ka bërë një herë një interpretim për një çështje të ngjashme, në lidhje me kopetencat substanciale të Kuvendit, të cilat nuk mund të hiqen me një akt formal, siç është mos dërgimi I dekretit.
Me mosdekretimin Ilir Meta e ka zhveshur kuvendin nga nje kompetencë thelbësore e tij. Kjo do të thotë, se nuk është Edi Rama që duhet të ndjehet i sfiduar, por Kuvendi i kërcënuar, për karshillëkun e papranueshëm që i bëhet. Kuvendi duhet të rimarrë kompetencën dhe ta ushtrojë atë, pavarësisht nga mungesa e dekretit. Jurispudenca na e ka mësuar këtë leksion: kompetenca e lidhur me një afat, bie bashkë me afatin. Pas kësaj çështja i kalon organit epror. Ne kete rast organi epror është Kuvendi.
Ndaj kuvendi duhet të flasë. Kuvendi ka detyrimin të flasë, ka detyrimin të mbrojë kushtetutën. Nese se bën, atëhere faji nuk është më i Ilir Metes, as i Edi Ramës, është i Kuvendit, i organit sovran, mbrojtësit suprem të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sovranitetit.
Ky është thelbi i problemit.
Pra që Kushtetuta të mbrohet dhe ky precedent të mos përsëritet më, I vetmi akt legjitim, është hapja e një procedure për një vendim parlamenti, i cili i kthen sovranitetin parlamentit për emërimin e Ministrit, dhe bashkë me këtë fillimin e një procesi ligjor kundër Presidentit për shkelje të Kushtetutës dhe delegjitimim të kopetencave substanciale të parlamentit, si dhe shpërdorim detyre, duke mos kryer detyrimin e tij kushtetues. Duhen të dyja këto dy akte sovrane, për të vënë në vend nderin e Kushtetutës.
Presidenti Ilir Meta mendon se në këtë vend nuk ka rëndësi Kushtetuta dhe faktet, por bindjet e tij. Republika e Bindjeve, është diktatura. Vetë në atë Republikë, dënohesh se nuk mendon si udhëheqësi. Republika jonë është Republikë parlamentare, bazuar tek kushtetuta dhe jo tek bindjet. Dhe kjo Republikë duhet mbrojtur. Sandër Lleshaj ska nevojë ta mbrojë njeri. Ka badigard Ministri e Brendshme ku do të jetë nesër, por Kushtetuta duhet mbrojtur. Marrë nga Tema.al
Po ky Sandri pse nuk shkoi me bllok ne dore te Meta. E kishte dekretuar menjeher.
PërgjigjuArsyetim shum i sakt dhe e mbështetur në ligj. Të shihetdosja e Ilir Floririt. Si fitoj në gjykatën e lart 5 me xero, kur të gjith Shqiptarët e pan me zë dhe figur presidentin ton të korruptuar.
Përgjigju