I shembin shtëpinë, familja Kurti
në qiell të hapur, apel për drejtësi

TIRANE - Pas nje telefoanate te mbërritur në redaksinë e A1 Report u gjendëm në banesën e familjes Kurti pranë shkollës 'Andon Zako Çajupi' qe ndodhet në gjendje të rrënuar.

Familja e ardhur nga Lushnja për një jetë më të mirë ka blerë shtëpinë me dokumentacion të rregullt nga pronarja e mëparshme.

Por në vitin 2013 ka filluar një konflikt mes familjes Kurti dhe disa pretenduesve të tjerë si pronarë të shtëpisë. Çështja e tyre ndodhet në proces gjyqësor por edhe pse drejtësia nuk ka thënë akoma fjalën e saj të fundit, shtëpia është shembur. 

Natën e Bajramit përmbarimi privat ka shembur shtëpinë duke lënë 4 anëtarët e familjes Kurti në qiell të hapur.

familja kurti
(Në foto: Shtëpia e shembur e familjes Kurti në Tiranë)

Sipas znj.Safigje Kurti pronare e shtepisë së regjistruar në hipotekë, pretenduesit si pronarë të shtëpisë i kercenojnë që të largohen sa më parë nga prona. 

“Në 2001 e kam blerë, dhe shkoj në hipotekë, ç'regjistrohet zonja, regjistrohem unë. Unë kam vula shteti, me vërtetim pronësie, me çdo gjë dhe me dokumentacion të rregullt. Që nga ajo ditë unë ndjehem e kërcënuar, ja ku e keni xhamin që e thyen, vijnë gjuajnë nga mbrapa. Çfarë nuk bëjnë, do t’ju vrasim, do t’ju masakrojmë, ju kot rrini, në do t’ju zhdukim. Këto janë pretenduesit për pronarë, Tatjan Qyqja me mbiemër. Në çdo kohë ne jemi të kërcënuar. Po kam bërë denoncim në polici, por asgjë, ata vijnë prapë na kërcënojnë.” tregon Kurti, pronarja aktuale e banesës

Familja Kurti që gjendet në kushte të vështira jetese i bën thirrje institucioneve që të vendosin sa me parë drejtësinë në vend.

“Jam e kërcënuar nga ai person. I kërkoj thirrje shtetit të vërë dorë se jam në rrugë të madhe. Nuk kam asnjë të ardhur më. Të tërë pa punë jam. Natën ruajmë gërmadhën edhe ditën rrimë pa punë. Është katrahurë e madhe këtu e kuptoj, por ju lutem të vini dorën në zemër të nxirrni drejtësinë për këtë familje se nuk kam ku të vete më.” shprehet Safigje Kurti

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A