Gentjan Bejtja, i cili i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë ka deklaruar se nuk i kam parë atentatorët. Kështu tha një i afërm i 41-vjeçarit për Report Tv, i cili tha se ai është qëlluar nga pas. Ai tha se Bejtja është plagosur në Larushk dhe ka një gërvishtje në dorë, ndërsa shton se i është bërë atentat.  Sipas tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu edhe Klodian Stafuka ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Lajmi kryesor:

Atentat në Fushë Krujë, qëllohet me breshëri kallashnikovi në drejtim të një makine, plagosen 2 persona! Kush është ish-polici që i shpëtoi plumbave, në 2016 tentuan ta vrasin me eksploziv