I shkarkoi Vettingu, por janë sërish gjyqtarë, vëzhgimi i Report Tv në portalin e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese sot jashtë funksionit të saj për shkak se ka mbetur me 2 nga 9-të anëtarë që duhet të ketë, funksionon e plotë por vetëm virtualisht.

Pas filtrit të Vettingut në trupën kushtetuese me sukses e kanë kaluar kreu i saj, Bashkim Dedja dhe anëtarja Vitore Tusha, ndërsa 4 të tjerë janë shkarkuar dhe një është dorëhequr.

Nga një vëzhgim që Report Tv i ka bërë portalit zyrtar të Gjykatës Kushtetuese rezulton se foto kryesore në këtë adresë zyrtare është ajo me 7 anëtarë.

Nga e majta foto nis me ish gjyqtarin Besnik Imeraj të dorëhequr, ndjekur nga Fatmir Hoxha i shkarkaur nga vetting aktualisht i pezulluar pasi ankimi i tij ndodhet në kolegjin e posacëm të apelimit.

Në foton zyrtare Gjykata Kushtetuese prezanton dhe pjesën tjetër të trupës ku qëndrojnë tre të shkarkuarit Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari dhe Fatos Lulo.

E teksa Imeraj është dorëhequr dhe me zgjedhjen e tij ai na vendosur të mos jetë më pjesë e kësaj gjykate, në cepin e djathtë qëndron Lulo i cili përfundimisht është shkarkuar edhe me vendimin e Kolegjit të posacëm të apelimit.

Por ky fakt duket se ende s’ka shkuar në administratën e Kushtetueses, e cila prezantohet virtualisht për publikun dhe këdo klikues të faqes, e plotë dhe me 7 anëtarë dhe pse për dy nga 7-të ka vendim të formës së prerë për të mos qenë më gjyqtar.

Postimi i fundit në këtë faqe rezulton më datë 20 korrik aty ku njoftohet publiku për një vizitë pune në Andora të stafit të Gjykatës Kushtetuese.

Faqja zyrtare e Gjykatës Kushtetuese

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025