KAVAJË - Një i person i shoqëruar në polici, me emrin Nazmi Bruci ka plagosur një efektiv të uniformave blu, brenda Komisariatit të Policisë së Kavajës.
Dyshohet se, krimi ka ndodhur pasi, i shoqëruari i kishte një armë të fshehur me vete dhe ka qëlluar më pas efektivin e policisë, Xhemal Plaku, në këmbë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, gjatë shoqërimit të të dyshuarit Bruci, ky i fundit ka nxjerrë armën që kishte të fshehur duke plagosur efektivin e policisë në pjesën e kofshës, në këmbë.
Efektivi i policisë, Plaku është dërguar me urgjencë në reanimacionin e Spitalit të Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në drejtim të Komisariatit të Policisë së Kavajës është nisur nisur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe kreu i policisë së kryeqytetit, Adrian Çipa, për të bërë një hetim të hollësishëm në lidhje me këtë ngjarje.

(Në foto: Polici i plagosur në barelë në spital)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com