I shpall luftë avokatëve të emigrantëve! Suella Braverman: Sajojnë histori të rreme për azilkërkuesit

I shpall luftë avokatëve të emigrantëve! Suella Braverman: Sajojnë histori të rreme për azilkërkuesit

Suella Braverman

Ditën e sotme, Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Brendshme në Britani, Suella Braverman, i ka shpallur “luftë” avokatëve të cilët sajojnë histori të rreme për azil kërkuesit.

Braverman do të vendosë së shpejti një grup sekret të cilët do të punojnë për të larguar avokatët e emigracionit, ku paguheshin deri në 10 mijë paund, të cilët janë të korruptuar dhe parapërgatisin histori të rreme të azilkërkuesve.

Gjetjet për azil kërkim të sajuar prej avokatëve do ti kalojnë për hetim FBI-s angleze NCA dhe policisë.

“Duhet të marrë fund abuzimi prej tyre me sistemin tonë të azil kërkimit dhe të mashtruarit e vendit tonë me aplikime të sajuara azili”, tha Braverman.

Ajo gjithashtu shtoi: “Dua të shoh të gjithë avokatët që shkelin ligjin në burg. Ne kemi ligjet në fuqi për t'i sjellë ata para drejtësisë. Unë e di që ekipet tona po punojnë jashtëzakonisht shumë për të shkatërruar ata persona që sulmojnë sistemin tonë të azilit dhe mashtrojnë publikun britanik, por kjo nuk mund të vazhdojë.  Populli britanik dëshiron që ne t'i japim fund emigrimit të paligjshëm, unë jam e vendosur të ndaloj këta avokatë imoralë dhe të ndaloj automatikisht kalimet nëpërmjet varkave”.

Korrespondenti i BBC, Simon Jones, deklaroi se deri më tani gjatë këtij viti kanë mbërritur me gomone 15 mijë persona. Grupi sekret ka punuar në fshehtësi prej muajsh, por ekzistenca e saj u konfirmua zyrtarisht vetëm sot, të cilët po ashtu do të trajnojnë stafin e emigracionit në vijën e parë për të identifikuar dhe raportuar 'veprimtarinë e dyshimtë' ndaj personave të ndryshëm.

Dosjet e provave do t'i kalojnë policisë ose Agjencisë Kombëtare të Krimit për të nisur ndjekjet penale. Përveç kësaj, do të ketë përmirësim të ndarjes së inteligjencës në departamente të ndryshme. Hetimi pezulloi tre firma ligjore të cilat ofronin kërkesa të rreme për azil në Britaninë e Madhe.

Avokatët që i trajnojnë emigrantët se si të qëndrojnë duke mashtruar me historitë e rreme në Britani mund të ndiqen penalisht sipas Aktit të Imigracionit të 1971 për 'ndihmë për emigracionin e paligjshëm në Britani'. Dënimi maksimal i këtij krimi është burgim i përjetshëm.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 08/08/2023 20:43

    Nje ministre guxon te kercenoj avokatet??????? Ja te shofim se me cfare lloj menyre do te denoj avokatet!!

    Përgjigju
  • Napoleon Bonaparte: 08/08/2023 18:32

    Kurre mos e nderprit armikun kur po gabon … Ndaj gabim me te madh sesa anglia qe vendos kete kryministre dhe qe doli nga EU nuk ka pas ndonjehere! Ndaj vazhdo rrugen e nderuar Suela ne rrumpallen qe keni nisur drejt shkaterrimit ekonomik modern dhe elitar te UK sic ka Britania, pra UK eshte shume shume larg sot me Francen apo vendet e uleta duke u kthyer ky vend dikur fisnik ne nje shtet rrumpalle Suelash me shoke … Vazhdo rrugen e degradimit, me rrespekte Napoleoni! Italia meriton te marre vendin qe kishte para 10 vitesh UK ne sferen mderkombetare pra nje Itali e forte dhe diplomatike sikur ishte dikur Britania, tani qe UK ka nis degradimin bankat dhe ekonomia dhe “prestigji” i te medhenjve mesa duket Po shkon drejt Italise! VEDI VIDI VINCI CITAT MUNDI ITALIANVS

    Përgjigju
  • Toni: 08/08/2023 17:54

    truth hurts..

    Përgjigju
  • remi: 08/08/2023 17:26

    E kur flet per emigrante kjo emigrantja nga India,si ka perfunduar Anglia me ministra nga kjo rrace.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale