I dënuar me 3 vite burg në Belgjikë, arrestohet në Morinë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar me 3 vite burg në Belgjikë, arrestohet në Morinë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Foto ilustruese

Policia Kufitare ka arrestuar në Morinë një 38-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika. 38-vjeçari është identifikuar si Djelal Ferati dhe është dënuar në gjykatën Antwerp, Belgjikë me tre vite burg për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja’.

Pas verifikimit të të dhënve policia ka konstatuar se Djelal Ferati ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kështu kanë bërë arrestimin e tij previzor me qëllim ekstradimin drejt Belgjikës, mbështetur në ‘Konventën Evropiane të Ekstradimit’ të vitit 1957.

"Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Djelal Ferati, 38 vjeç, banues në Shkup. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel/Belgjikë, pasi autoritetet gjyqësore në Antwerp, Belgjikë e kanë dënuar me 3 vite burg për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja", parashikuar nga legjislacioni penal i Belgjikës", shkruhet në njoftimin e Policisë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy