Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Tiranës. Mësohet se arrestimi i 29-vjeçarit është kryer me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë.

Burime bëjnë me dije se ai është i dënuar për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sakaq, i arrestuari është shtetasi rumun Vasil (Marian). Manolache, ndërsa është i dënuar nga gjykata Oradea/Rumani me 1 vit e 3 muaj burg.

Njoftimi i Policisë
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. 

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Rumanisë, 29-vjeçari, i dënuar për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Fast Albania” si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë, të shtetasit rumun Vasil (Marian). Manolache , 29 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Oradea/Rumani, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar duke e dënuar me 1 vit e 3 muaj për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” i Kodi Penal Rumun.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bukuresht, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.