Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet kosovari në doganën e Morinës! I dënuar me 17 vite burg në Bullgari

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet kosovari në doganën e Morinës! I dënuar me 17 vite burg në Bullgari

Foto ilustruese

I dënuar me 17 vite e 6 muaj burg në Bullgari për trafikim lëndësh narkotike, Policia ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e shtatasit kosovar, Irmush Janusin. Pas verifikemve të kryera nga grupi hetimor rezultoi që 41-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Policia njofton se Irmush Janusi do të ekstradohet në shtetin e Bullgarisë.

Njoftimi i policisë:

Morinë – Kukës

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Imrush Junuzi, 41 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia