Një 44-vjeçar i quajtur Arben Zeneli dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës në operacionin 'mesdita'.

Zeneli, i lindur në Fier dhe banues në Vlorë, është bërë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Kjo pasi nga gjykata e Brescia-s është vendosur masa 'arrest në burg', për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga ligji italian dhe Dekreti i Presidentit Italian për Drogat.

Po kush është Arben Xeneli? Ai njihet mirë edhe në Vlorë. Sipas burimeve 44-vjeçari është pronari i një Bar-Kafe-Hotel Zhironi, i njohur në zonë.