I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Peqin

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Peqin

Mjete në cilësinë e provës materiale

Policia e Elbasanit ka arrestuar 34 vjeçarin Petrit Hoxha, banues në Peqin me qëllim ekstradimin i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi i është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike".

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim policia e Elbasanit kanë vënë në pranga 38 vjeçarin Florenc Hida, banues në Elbasan pasi 3 ditë më parë , në lagjen "Shënkoll", Elbasan, nën kërcënimin e një arme zjarri pistolet dhe të një mjeti të mprehtë (thikë), ka vjedhur një market në pronësi të shtetasit F. H.

Ndërkohë policia e Librazhdit kapi dhe ndaloi në fshatin Polis A. Ç., 31 vjeç, pasi ishte dënuar me 1 vit burg për veprën penale "Dhuna në familje me vendim të formës së prerë, si dhe të riun Sh. A., 28 vjeç, pasi është dënuar me 4 muaj burg për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë".

Ndërkohë në Gramsh, policia ka arrestuar 38 vjeçarin E.K, banues në fshatin Kotorr dhe i dënuar me masë sigurie ‘Arrest me burg” për veprën penale "Prodhim dhe shitjen e lëndëve narkotike".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plot i Policisë:

DVP Elbasan 

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. 

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale. 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• P. H., 34 vjeç, banues në Peqin. 

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Brescias, Itali, në datën 26.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian. 

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin:

• F. H., 38 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 13.02.2021, në lagjen "Shënkoll", Elbasan, nën kërcënimin e një arme zjarri pistolet dhe të një mjeti të mprehtë (thikë), ka vjedhur një market në pronësi të shtetasit F. H. 

Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd kapën dhe ndaluan shtetasit:

• A. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale "Dhuna në familje", pasi gjatë një konflikti ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhit të tij.

• Sh. A., 28 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë", pasi gjatë kohës që punonjësit e Policisë kanë qenë duke ekzekutuar vendimin penal për një të afërm të tij, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh,  në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Peqin dhe Shijak, kapën dhe ndaluan shtetasin:

•  E.K., 38 vjeç, banues në fshatin Kotorr, Gramsh, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitjen e lëndëve narkotike".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja