Giuseppe Ciaffaglione, ish-administrator i Inceneratorit të Tiranës, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar përmes avokates akt-ekspertim grafik të firmës së tij të kontratës për emërimin Edmond Bllakos, babait të Alqi Bllakos, ne inceneratorin e Tiranës. Ciaffaglione bashkë me ish-drejtoreshën tjetër, Arjola Kodra, akuzohen se emëruan përmes një kontrate fiktive babain e ish-deputetit socialist, ndërsa pretendon se kjo firmë nuk është hedhur prej tij, duke kërkuar nga autoritetet shqiptare, të provojnë vërtetësinë e saj përmes provave shkencore.
Sa i takon firmosjes së borderove ku ishte edhe emri i Edmond Bllakos, Ciafaglione ka pretenduar se ai firmoste vetem në letra të bardha ndërsa borderote plotesoheshin me vonë. Këto pretendime janë bërë gjatë seancës paraprake ku e akuzuarit kërkuan pushimin e çështjes.
Mësohet se ashtu si Stela Gugallja, edhe Ciafaglione, ishte paraqitur pranë autoriteteve italiane, pasi është vënë në dijeni të urdhër-arrestit ndaj tij, ndërsa është lënë në gjendje të lirë, në pritje të procedurave përkatëse. Gjykata e Posaçme do të shprehet me 1 mars me vendim, për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së inceneratorit të Fierit, me 20 të akuzuar dhe 14 kompani. 18 prej të akuzuarve kërkuan gjykim të shkurtuar ndërsa vetëm 2 prej tyre kërkuan gjykim normal.
GJKKO mori vendimin për të kaluar për gjykimin inceneratorin e Elbasanit, dhe në 1 mars do të vendosë për Fierin. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
42.7%
-
Negativ
44%
-
Jam i/e dyzuar
13.3%
Vota total: 5881
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Foto-dokument: Ja babai i Ajola Xoxës në vilën e tij në Qerret, por që sipas SPAK nuk kishte shkelur kurrë aty!
15 Shkurt, 19:36
-
Carlo Bollino: SPAK, kush e kontrollon sot kontrolluesin? Harresat serioze në ligj dhe një mënyrë e zgjidhjes
15 Shkurt, 17:51
-
Kush ka informuar Edi Palokën për arrestimin e Erion Veliajt para se urdhri i SPAK të ekzekutohet? (VIDEO)
15 Shkurt, 17:33
-
Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve/ Sondazhi i Shqiptarja.com: A ishte i duhur veprimi i SPAK? 59.8% mendojnë se jo! 36.9% janë dakord
15 Shkurt, 16:39
-
Më 11 maj pa Berishën, ‘Djathtas 1912’ prezanton programin: ‘Pro’ SPAK, po i jep fund pandëshkueshmërisë! Stop ligjeve klienteliste
15 Shkurt, 14:56
-
Hetimi/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Prokurori Ols Dado, lunatik e dështak, përdori si provë fotot e lodrave të djalit! Seanca e masës së sigurisë 'thertore'
15 Shkurt, 14:50
-
Përplasja SPAK- GJKKO -Polici për masat tek grumbullimi i mbështetësve të Veliajt, Softa: E para në këto nivele, detyrë e Policisë së Shtetit që bën shoqërimin
15 Shkurt, 13:14
-
Fatmir Xhafaj: Erion Veliaj s’është zyrtar i korruptuar, po hetohet jeta e tij! Atë që s'bëri dot opozita për mbi 10 muaj e bëri vendimi gjyqësor 90 ditë para zgjedhjeve
15 Shkurt, 13:14
-
Mbështetësit pro Veliajt para GJKKO-së, Policia përplaset me Gjykatën e SPAK: Nuk u cënua rendi, as s'u kërkua ndihmë! Seanca nisi dhe u mbyll pa probleme! Nisëm hetim administrativ
15 Shkurt, 09:36
-
Mero Baze: 'Nesti Angoni' nuk është ai që na gënjyen kaq kohë
14 Shkurt, 19:31
-
E quante 'instrument kamikaz' në duart e Ramës, Meta si Berisha me dy standarde, tani mbrojnë SPAK: Pas 11 Majit, do të vazhdojë të funksionojë
14 Shkurt, 19:25
-
GJKKO e la në burg Veliajn, Petraj: Duhej tjetër masë, krijohet vakum në bashki, nëse ka konflikt interesi me prokurorin kompromentohet dosja
14 Shkurt, 19:08
Kur u bo edhe shqiptari me ta fute or taljono ka shku puna keq or teeeejjjjj
PërgjigjuSpiunon kurve…pentito.u ngop ne lek dhe tani do me ja fut shokve.se kupton qe me Keto deklarata nuk shpeton
PërgjigjuVetem nje injorant,budalla,apo analfabet,ose /i blere/ hedh firmen ne letra te bardha,apo pa e lexuar nje dokument.
PërgjigjuOre pallosh po si i firnosje fletë të bardha borderotë ti, për çfarë ishe administrator apo vl. Avokati që të ka mësuar qenka më pallosh se ty.
Përgjigju