Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Erjon Rama, një nga personat e akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Luçiano alias Artur Kuçekut. Ndaj tij ishte lëshuar masë “arrest në shtëpi” nga GJKKO, i dyshuar se pastronte paratë e grupit kriminal.

Përveç Erionit të vetëdorëzuar, në kërkim është edhe vëllai i tij, Adrian Rama, të cilët rezultojnë të jenë nipat e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe si Mirit të Xhikes, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”.

Erjon Rama, i panjohur në botën e biznesit më parë, të paktën zyrtarisht, gjatë tre viteve të fundit ka nisur të ekspozohet si aksioner në kompani baresh dhe restorantesh. Ai dyshohet se ka pastruar para për llogari te Artur Shehut në jug të vendit dhe në Tiranë. Strukturat e posaçme kishin shtrirë kontrollet për lokalizimin e tij, çka dyshohet se ka detyruar të kërkuarin të dorëzohet vullnetarisht në polici për t’u përballur me akuzat të ngritura nga SPAK.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë