Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.
Në pranga ka rënë Zef Boçi, banues në Kashnjet të Lezhës, për të cilin dy ditë më parë, Gjykata e Lezhës i caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale kultivim kanabisi.
55-vjeçari kishte kultivuar kanabis në vendin e quajtur "Këneta e Balldrenit".
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.