DIBËR- Behar Osmani është vënë në prangat e policisë 2 vite më vonë pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Fierit. Ky person ishte shpallur në kërkim gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë  Fier, në një ambient në përdorim të tij, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier,  ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike". 

Në kuadër të këtij operacioni, në njësinë administrative Gjoricë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 47 vjeçarit me Behar Osmani, banues në  njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.