Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për transportin e 11 emuigrantëve të paligjshëm kundrejt pagesës.
Në pranga ka rënë Ani Tuli i cili dyshohet se në 4 janar të këtij viti ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë të shpallur në kërkim, konkretisht L. M., K. M. dhe E. M për të transportuar emigrantët nga vendet e treta.
Policia vijon punën për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.