Gjirokastër-Një 45 vjeçar i shpallur në kërkim është vendosur në pranga nga policia e Memaliajt.
Burri dyshohet se më 3 tetor të këtij vit ka vjedhur një makinë në në një lavazh në Memaliaj.
“Stacioni i Policisë Memaliaj arrestoi shtetasin A. H., 45 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 03.10.2024, ka vjedhur një automjet, në një lavazh në Memaliaj”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komento