KRUJË- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë. Artur Tema në vitin 2021 kishte kultivuar kanabis në dy sera pranë banesës së tij dhe vetëm ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i tij.
Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar 34-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve", të kryera në bashkëpunim.
Gjatë një operacioni të zhvilluar në qershor të vitit 2021, në afërsi të banesës së tij, në Larushk, janë gjetur të kultivuara në dy sera, 280 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se 34-vjeçari i kishte kultivuar në bashkëpunim me babanë e tij.
Gjithashtu, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kilogramë lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa.