I shpallur në kërkim si pjesë e një grupi trafikantësh, në pranga 34-vjeçari në Elbasan! Shkon në 56 numri i të arrestuarve

ELBASAN- Enea Tollumi 34 vjeç është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim si anëtar i një grupi trafikantësh droge ne saj të operacionit 'Rrjeti'. 

Banda ku i riu bënte pjesë u godit 3 muaj më parë në saj të operacionit të koduar ‘Rrjeti’ dhe deri tani ka shkuar në 56 numri i të arrestuarve. 34-vjeçari u arrestua në lagjen ‘Qytet Studenti’ në Tiranë.

34-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal për prodhimin, shitjen dhe trafikimin e llojeve të ndryshme të drogave, rrjet i cili u godit nga Policia e Elbasanit, në muajin qershor të këtij viti, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar "Rrjeti".     

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen voluminoze të operacionit “Rrjeti” ku u arrestuan trafikantë droge në Elbasan. Në dosje tregohet se si u zbuluan personat e akuzuar si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. Ata janë zbuluar nga agjenti i autorizuar me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbuloi se si e kryenin shitjen e lëndëve narkotike. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje. Lënda narkotike shitej në forma të ndryshme, dikush me letra si të paketave të cigares, një tjetër në shishe uji, apo edhe në materiale plastike.

Çfarë ka sekuestruar policia
Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.

Persona në kërkim
Hysen Haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi,  Albi Bicaku, Migel Balla dhe Migen Kucaj

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?