Tritol në makinën e policit rrugor, dyshohet se shpërthimi u bë me telekomandë! Lulzim Muça: Mund të jetë për shkak të detyrës! Nis hetimi për disa persona që u gjobitën në Kavajë

Detyra dyshohet të jetë bërë shkak për vendosjen e sasisë së tritolit në automjetin e policit Lulzim Muça.

Në garazh, ku ngjarja ka ndodhur, nuk ka kamera sigurie dhe po ashtu pamje nuk ka edhe përreth pallatit. Lënda plasëse e cila dyshohet se ka qenë rreth 100 gramë ishte montuar dhe shpërthimi u bë me telekomandë. Ajo ishte instaluar në pjesën e poshtme të automjetit tip "Opel", nga ana e shoferit.

I marrë në pyetje, Muça deklaroi para hetuesve se dyshimet i ka për shkak të punës si polic. Hetuesit dyshojnë se shkak për vendosjen e lëndës plasëse mund të jenë bërë konflikte të mundshme të tij me persona të tjerë kur kryente detyrën. Sipas burimeve nga policia, po verifikohen disa persona në Kavajë që janë gjobitur në herët nga polici Muça.

Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së martës në qytetin e Kavajës, në garazhin e pallatit ku Lulzim Muça ishte shpërngulur së fundmi. Polici ka qenë në shërbimin e policisë rrugore prej 4 vitesh dhe shpërthimi u dëgjua në të gjithë qytetin ndërsa nga pamjet e siguruara nga Report Tv dukej që makina ishte djegur tërësisht.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë