Portieri i Chapecoenses, Danilo është shpallur i vdekur edhe pse fillimisht ishte në mesin e të mbijetuarve në aksidentin ajror të Kolumbisë.

Portieri 31-vjeçar ishte një nga 81 personat në bordin e aeroplanit ‘AMI2993’ i cili barte futbollistët e ekipit brazilian. Avioni u rrezua ne Kolumbi, ku te mbijetuar u nxorren vetem 5 persona.

Fillimisht numri i të vdekurve është raportuar në 76, por listës i shtohet edhe Danilo.  Së bashku me mbrojtesin Alan Ruschel, i mbijetuari në aksident, Danilo u nxorr prej rrënojave dhe u dërgua në spital.

Raportohet se futbollisti ishte në gjendje të fliste dhe madje telefonoi bashkëshorten duke i thënë se është shëndosh e mirë.  Pak çaste më vonë ai ndërroi jetë pas një ataku në zemër.

(d.b/Shqiptarja.com)