Ngjarja ka tronditur opinionin publik pasi fjala është për dy qytetarë fare të rinj dhe për një veprim që kapërcen ekstremet e natyrës njerëzore. 23-vjeçari pasi ka qëlluar me armë të tipit pistoletë vajzën e re, në kushtet e goditjes psikologjike ka qëlluar më pas edhe veten.
Ariela Murati humbi jetën në spital ndërsa i riu është ende gjallë, edhe pse në gjëndje kritike për jetën. Më poshtë mund të shikoni videon e bërë pak momente pas të shtënave, ku Aldison Belulaj qëndron i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, ndërsa në një moment duket edhe teksa lëviz duart. Pavarësisht se ka qëlluar veten me plumb në kokë ai jep shenja jete dhe duket në gjendje koshiente.
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









