I superkërkuari i Interpolit
me pasaportë biometrike

I superkërkuari i Interpolit<br />me pasaportë biometrike
TIRANE-  Një nga ish protogonistët më të rrezikshëm të bandë së Dritan Kateshit, Ndriçim Sadushi, i cilësuar si një nga 14 personat më të rrezikshëm të kërkuar nga  Interpol, sipas policisë britanike, Scotlan Yard, lëviz në Angli dhe në vende të tjera të europës, me pasaportë biometrike shqiptare.

Lajmi konfirmohet për gazetën "Shqiptarja.com" nga burime të SHISH, dhe Ministrisë së Brendëshme. Sipas tyre, Sadushi, i cilësuar si person tepër i rrezikshëm,
aktualisht po përdor një emër tjetër të rremë, pas gjashtë të tillë që ka përdorur që nga viti 2000, dhe këtë e ka "kopsitur" në një pasaportë orgjinale biometrike shqiptare.

Vetëm 3 ditë më parë, tre persona u arrestuan dhe dy të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë, pasi akuzohen për presion ndaj zyrtarëve shtetërorë, me qëllim
falsifikimin e pasaportave biometrike. Personat e arrestuar në kuadër të operacionit "Kalimi", Tefik Shehu, Ismet Rrahmani, banues në Pejë të Kosovës dhe Genc Kodra, prej kohësh pajisin në shkëmbim të shumave të mëdha deri në 4 mijë euro. Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njeri tjetrin dyshohet të kenë ushtruar ndikim të paligjshëm pranë punonjësve të strukturave të aplikimit e pajisjes me pasaportë dhe me anë të presionit tentonin të nxirrnin pasaporta biometrike false.
Shkrimin e plote mund ta lexoni sot në "Shqiptarja.com"

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim