I tha kriminelë, ja “hakmarrja” e 
meksikanëve për Donald Trump

I tha kriminelë, ja “hakmarrja” e <br />meksikanëve për Donald Trump
Personazheve të Halloëeen-it në Meksikë, i shtohet edhe maska me fytyrën e Donald Trump, kandidatit republikan për president në SHBA. Meksikanët e kanë marrë inat pasi ai deklaroi se nga ky vend vijnë vetëm kriminelë. 

Një maskë me pamje të biznesmenit amerikan Donald Trump është shndërruar në një artikull shumë popullor në Meksikë në prag të shënimit të Natës së Shtrigave, apo Halloëeenit.

Trump një nga kandidatët Republikane për shtëpinë e bardhë u bë i famshëm në Meksikë, pasi akuzoi këtë vend që në Amerikë po dërgon vetëm kriminelë.

Manjati i pronave të patundshme, Donald Trump, është ngjitur në krye të sondazheve për kandidatët republikanë gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të retorikës së tij kundër emigracionit të paligjshëm. 

“E respektoj shumë Meksikën si vend, por problemi është se udhëheqësit e tyre janë shumë më të zgjuar dhe më dinakë se udhëheqësit tanë, dhe po na shkatërrojnë në kufij, dhe në tregti. Po na vrasin!”, ka deklaruar Trump. 

Kompania që ka marrë këtë iniciativë thotë se këto maska kanë pasur një shitje në norma të larta.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos