'I tha 'mos më vrit se kam fëmijë', zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës: Ibrahim Lici na doli para, e qëlloi dhe i tha ‘qofsh i xhenetit’

'I tha 'mos më vrit se kam fëmijë', zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës: Ibrahim Lici na doli para, e qëlloi dhe i tha ‘qofsh i xhenetit’

Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit Ergys Malja, i cili u la sot në burg, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër. Malja ka akuzuar Ibrahim Licin si autorë të ngjarjes. I mituri ka treguar se me viktimën ishin nisur në Livadhe për të marrë disa bimë hashashi që ai kishte mbjellë dhe aty i ka dalë përpara Ibrahim Lici.

15-vjeçari thotë në dëshminë e tij se Mustafa i ishte lutur Licit që të mos e vriste, duke i thënë "mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë", por se ai e kishte goditur menjëherë. Malja tregon edhe fjalët e fundit që Lici, sipas tij, i ka thënë Endri Mustafës "qofsh i xhenetit".

"Më 15 maj solla në banesë një qingj të blerë në Postribë pasi ma kërkoi Endri Mustafa, i cili më dha fillimisht 40 miëj lekë të vjetra dhe më pas, rreth orës 19:00 më dha edhe 70 mijë lekë të tjera. Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thash së kisha mbjellë 150 rrënjë hashash 3-mujorsh në Livadhe me dy shokë dhe doja t'i merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që ti merrja t'i çonim te shtëpi për t'i tharë. Pas kësaj bisede u nisëm për në shtëpi. Rreth orës 22:00 u nismë për në Libvadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e Bypass-it dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur "Gropa e eskavatorit", ku kisha hashashin. Aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë duke i thënë 'aman mos më vrit pas Zotin se kam fëmijë'. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë 'qofsh i xhenetit'. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes", ka dëshmuar ai.

 


Lajmi kryesor:

Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, lihet në burg 15-vjeçari Ergys Malja! Zbardhet dëshmia e tij: Ibrahim Lici na doli përpara, e qëlloi dhe i tha 'qofsh i xhenetit'


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja