I tha se ka marrë 220 mijë euro nga Rama, Alibeaj i përgjigjet Berishës: S’jam me parime si Xeni për tu paguar me gjithçka

I tha se ka marrë 220 mijë euro nga Rama, Alibeaj i përgjigjet Berishës: S’jam me parime si Xeni për tu paguar me gjithçka

1682783550_enkelejdalibeaj.jpg

Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se Edi Rama i ka dhënë shpërblim 220 mijë euro. Alibeaj thotë se ai nuk është me parime si Xeni (djali i Berishës) që paguhet për gjithçka.

‘Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!

Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.  Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta.’- shkruan Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Dorëheqja e kreut të PD, Berisha: Ka marrë shpërblim 220 mijë euro nga Rama! I përgjigjet Alibeaj: Nuk jam si Xeni që paguhet për gjithçka


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU