I thanë se do të jetonte deri në moshën 8-vjeçare, familja apel Suedisë për të mos u dëbuar në Shqipëri

I thanë se do të jetonte deri në moshën 8-vjeçare, familja apel Suedisë për të mos u dëbuar në Shqipëri

Edison Bajraktari një 13-vjeçar shqiptar i cili vuan nga hydrocephalus, që i shkakton autizëm dhe paralizë të këmbëve, rrezikon të deportohet nga Suedia në Shqipëri, ku nuk ka garanci për jetën e tij.

Historia e tij është bërë lajm në mediat vendase dhe ka tërhequr jo pak vëmendjen. Evri Bajraktari, 54 vjeçe, nëna e 13-vjeçarit mundohet t’i lehtësojë dhimbjen të birit, i ndërron pelenat dhe kur mundet e lëviz me karrocë. Ai është i dashur, nuk flet, por pëlqen të shikojë Tom dhe Jerry dhe të dëgjojnë këngë shqiptare në celular.

Familja e 13-vjeçarit, po kërkon ndihmë në Suedi, pasi në vendin tonë nuk i ishte ofruar kujdesi i duhur mjekësor. Por Këshilli i Migracionit suedez, ka lëshuar një urdhër dëbimi për familjen shqiptare.

Kur ishte 8 muajsh Edionit iu bë një ndërhyrje në kokë dhe mjekët në Shqipëri i thanë se do të jetonte deri në moshën 8-vjeçare. Media e njohur belge “Aftoblandet” shkruan se ka ditë kur Edion është i qetë dhe dëgjon muzikë, por ka dhe momente kur ai ka dhimbje dhe godet veten e tij derisa del gjak apo godet kokën.

Bordi i Emigracionit në Suedi mendon se djalit nuk i rrezikohet jeta nëse kthehet në Shqipëri ku dhe mund të vijojë mjekimi.

Në 2016-n ata u deportuan në Tiranë por në aeroport atyre iu desh të kërkonin ndihmë urgjente mjekësore për Edion, por kur mjekët e panë refuzuan ta merrnin përsipër. Kështu që familja u rikthye në Suedi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)