I thyejnë xhamin e makinës, Ermira
Mehmeti: Mesazh që të mbyll gojën?

I thyejnë xhamin e makinës, Ermira<br />Mehmeti: Mesazh që të mbyll gojën?
Automjeti i politikanes shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti është sulmuar mëngjesin e kësaj të diele.  

Siç duket edhe nga kjo foto, makinës i është thyer xhami i pasëm. Ka qenë vetë Mehmeti ajo që ka treguar në lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërsa e ka cilësuar atë si tentativë për ta kërcënuar apo një mesazh për të mbyllur gojën. 

“Kercenim, frikesim, shantazh, apo mesazh qe ta mbyll gojën? Ju mund te vazhdoni te theni edhe xhamat tjera te makines time, mund te me dergoni pa ndalur mesazhe kercenuese, mund te vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund te vazhdoni te beni skenare kunder meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgje me shume pos humbes tragjike! Pacit dite te mbare, Familja Mehmeti”, citohet në mesazhin e Mehmetit në ‘FB’.

Makina e ish-deputetes së BDI në Kuvendin maqedonas është vandalizuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa policia ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen.  

Ermira Mehmeti është në qendër të sulmeve në Maqedoni pas përgjimeve me ish-zv/kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi. 

automjeti i ermira mehmetit
(Automjeti i Ermira Mehmetit i sulmuar)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit