I treti në Berat,Maliqi ultimatum
Bashës deri nesër në mesnatë

I treti në Berat,Maliqi ultimatum<br />Bashës deri nesër në mesnatë
Është renditur i treti në listën e PD në Qarkun e Beratit por për Lefter Maliqin kjo me sa duket nuk është zonë e sigurt për tu ulur në Parlament pas 25 qershorit.
 
Përmes një statusi në Facebook, Maliqi shprehet se i lë kohë deri të martën në mesnatë kryedemokratit për ta pritur në një takim.
 
Përmes një statusi në Facebook Lefter Maliqi shkruan se nuk do të jetë as i pranishëm në hapjen e fushatës të planifikuar pasi pret të takojë kryedemokratin për premtimin e pambajtur ndaj tij.
 
Maliqi vijon duke u shprehur se “në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju. Votat i kam personale mbi 10.000 pasi marrëveshjen e kemi bërë ju votën, unë premtimet dhe mbështetjen në çdo fatkeqësi e nevojë”.
 
Kandidati i PD në Berat shprehet se premtimet e tij të mbajtura janë evidente në të gjitha pozicionet publike që ka mbajtur nga drejtues policie, ish kryetar i komunës me te madhe Otllak-Berat me fitore te thellë, ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtëzakonshme pranë jush. 

"Ndjesë! Të dashur miq, mbështetes duke ju qenë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale.

Nesër deri në orën 12 të natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju!

Detyrimi im për ju është i pashlyshëm, mirënjohja ështē shumë e thellë dhe e madhe, votat i kam personale mbi 10.000 pasi marreveshjen e kemi bërë ju votën unë premtimet dhe mbeshtetjen në çdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë, miliarda leke investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, kulturë, ndihma familjeve në nevojë në gjithë Qarkun janë të prekshme nga ju, etj, etj. për shkak të imazhit, origjinës nga Kuçova, vendlindjes në Lapardha, si drejtues policie në gjithë qarkun në Berat, Skrapar e Kuçovë, ish kryetar i komunës më të madhe Otllak-Berat me fitore të thellë, ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtezakonshme pranë jush. Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik, Zoti qoftë me ne. I juaji Lefter Maliqi!",
ka shkruar Maliqi në një postim në profilin e tij në Facebook.

lefter maliqi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari