VLORË/ 262 kg kanabis të gjetura në fshatin Çairet, arrestohet pas një viti njëri prej 2 personave të shpallur në kërkim

VLORË- Një vit pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit të gjetur në një serë në Vlorë është arrestuar njëri prej 2 personave të cilët ishin në kërkim.

Gjatë operacionit të koduar “Çairet”, ra në pranga në pranga 46-vjeçari Fatbardh Kapllanaj, ndërsa vijon të jetë ende në kërkim 22-vjeçari Engjëllush Kapllanaj.

46-vjeçari nga  Kanina e Vlorës u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.

Operacioni 'Çairet' u zhvillua në gusht 2021 ku u sekuestruan 262 kg lëndë narkotike kanabis, ku 210 kg kanabis u gjetën në banesën e Fatbardh Kapllanaj, ndërsa në një ambient pranë banesës së tij e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike u kapën 52 kg lëndë kanabis, në proces tharjeje.

Gjatë aksionit në 2021 u arrestua kryeplaku i fshatit Kaninë Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit" dhe Gramos Islamaj, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim i detyrës”. Vijon puna për kapjen e personit të fundit në kërkim, 22-vjeçarit Engjëllush Kapllanaj.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën