Këto janë imazhet e propozuara që shfaqin se si mund të duket Qendra e Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë, pas rikonstruksionit.E dëmtuar në fasadë dhe me nevojën për rehabilitim të brendshëm, objekti do të rikonstruktohet. Aplikimet në tenderin me procedurë të hapur, të publikuar në OpenData përfunduan këtë të martë, ndërsa fondi i vendosur në dispozicion është afro 176 milionë lekë. Bashkia e ndërmori hapin, pas kërkesave të vazhdueshme për ndërhyrje, për shkak të dëmtimeve, dhe punimet do të marrin një vit kohë.
Objekti i ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjës” ka një sërë funksionesh, për kinema, teatër, si dhe të tjera aktivitete socialo-kulturore. U ndërtua në vitin 1974 dhe u emërtua si ‘Kinoteatri i qytetit’, emri iu ndërrua më pas në nder të artistes.
Këngëtarja Vaçe Zela ka pasur një lidhje të veçantë me vendlindjen, dhe qyteti sot përpiqet ta nderojë përmes ruajtjes së kujtimit e emrit të saj, edhe në këto forma simbolike. Publicisti Eugjen Merlika, nipi i ish kryeministrit e firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Kruja, tregon një anë pak të njohur të këngëtares nga Myzeqeja, që në Lushnjën e kthyer në qendrën kryesore të internimit pas vitit ’54, Vaçja, ndryshe nga ç‘ishin udhëzimet, u qëndronte afër edhe të internuarve, siç ishte dhe vetë ai.
“Vaçe Zelën e kam njohur kur isha i ri. Ishte 5 vjet më e madhe se unë. Unë kam banuar në Lushnjë dhe pastaj kemi ruajtur një farë miqësie. Kur ajo vinte në Lushnjë nuk kishte frikë që të më takonte. Dhe unë kur shkoja në Tiranë e takoja”, thotë publicisti Eugjen Merlika.
Jo vetëm kaq, por siç thotë Merlikaj, Vaçja që preku skenat e huaja që në moshën 17-vjeçare, qëndroi e thjeshtë duke ruajtur miqësitë e hershme deri në fund.
“Më vonë nga Italia kam hyrë prapë në kontakt me të. Ishte e sëmurë atëherë dhe kam shkuar në Zvicër në Bazel ku jetonte ajo dhe ruanim korrespodencën, më shumë me të shoqin, ndërsa tani me të bijën dëgjohemi”, thotë Merlika.
Në Lushnjë është vendosur edhe shtatorja e Vaçe Zelës, një nga veprat e fundit të skulptorit të ndjerë Arben Bajo.
/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas Kadaresë, artisti argjentinas përjetëson edhe Vaçe Zelën në një murale në kryeqytet
5 Shtator, 08:01
-
Nipi i ish-kryeministrit Mustafa Kruja, shkrimet për Shqipërinë! ‘Karvani i Pavarësisë’, prita ndaj Ismail Qemalit! Viktor Canosinaj me libër për fëmijë! Bora Minga, një poete politikane?!
14 Prill, 13:25
-
"Po ku ka si ti o Shqipëria ime", ky do jetë slogani që do shoqërojë Kombëtaren në Gjermani
18 Nëntor 2023, 10:02
-
Historia e panjohur e kapitenes së kombëtares: Kur isha me Vaçe Zelën në Moskë, një gjerman donte të vallëzonte me mua, por drejtuesit e ekipit nuk e lanë
13 Shtator 2022, 09:40
-
‘Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi, e shoqja detyrohet të...’, historia rrëqethëse e familjes së internuar
14 Korrik 2022, 07:28
-
‘Vaçe Zela nuk e ktheu kurrë kokën në anën tjetër me ne të internuarit në fushat e Myzeqesë, por…’, refleksione për legjendën e këngës
11 Korrik 2022, 07:49
-
'Kur Visar Zhiti ngjitej në podium për të marrë ‘Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë m’u kujtua viti 1981, kur në galerinë e Spaçit…'/ Kujtimet e Eugjen Merlikës
24 Qershor 2022, 18:30
-
“Isha vetëm 8 vjeç, kur u kacavjerra në karrocerinë e një kamioni që po merrte nënën time dhe polici më godiste duart! Dëshmitë rrëqethëse të Eugjen Merlikës
19 Qershor 2022, 07:36
-
'Tmerri më i madh ishte…', dëshmitë rrëqethëse: Si turma e egërsuar goditi familjen Tasi vetëm pse njeri prej tyre s’përplasi duart për fjalimin e Enverit
18 Qershor 2022, 08:19
-
Ndahen çmimet kombëtare 'At Zef Pllumi', shkrimtarët Stefan Çapaliku, Ndue Dedaj dhe Eugjen Merlika shpallen fitues
26 Shkurt 2022, 15:13
-
Hajdutët nuk duan t'ia dinë! Vidhet shtëpia e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, i marrin laptopin, një medalje dhe orën e burrit
27 Dhjetor 2021, 15:01
-
Rama nis ditën me pamje nga punimet e shkollës ‘Vaçe Zela’ në kryeqytet: Një tjetër shembëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë
2 Qershor 2021, 08:48