Nipi i ish-kryeministrit Mustafa Kruja, shkrimet për Shqipërinë! ‘Karvani i Pavarësisë’, prita ndaj Ismail Qemalit! Viktor Canosinaj me libër për fëmijë! Bora Minga, një poete politikane?!

Titulli: “Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë”

Autor: Eugjen Merlika

Shtëpia Botuese: “UET”

Çmimi: 1500 lekë

Rrëfen se temat e idetë kanë hyrë në brendësi të qenies së tij, të ngulitura veçmas prej gjyshërve të tij Mustafa Kruja dhe Sotir Gjika. Ndaj, publicisti Eugjen Merlika, ndonëse vuajti për 44 vjet persekutimin komunist, edhe në emigracion, vijon të shkruaj për vendin e tij. Libri "Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë", sjell në 96 shkrime refleksionet e tij përgjatë dy dekadave të fundit për tema e personazhe shqiptarë e të huaj, përfshirë korigjimet e nevojshme në histori për gjyshin e tij, ish kryeministër e firmëtar i Pavarësisë, Mustafa Krujën.

Titulli: “Karvani i Pavarësisë”

Autor: Aristotel Mici

Shtëpia Botuese: “Muza”

Çmimi: 600 lekë

Novela "Karvani i Pavarësisë" e autorit Aristotel Mici frymëzohet nga një artikull i Qemal Karaosmanit (gazeta "Arbëria" 28 nëntor 1936), bashkudhëtar i shpurës së Ismail Qemalit, drejt Vlorës për të ngritur flamurin e Pavarësisë. Ai sjell në formë letrare itenerarin e kësaj ngjarje historike, shoqëruar me dokumente historike dhe dëshmi të të moshuarve myzeqarë.

Titulli: “Robi IA – MX234G”

Autor: Viktor Canosinaj

Shtëpia Botuese: “Dyrrah”

Çmimi: 600 lekë

12-vjeçari Delfin Shehu jeton me gjyshin e nënën e tij. Ata bëjnë një jetë të thjeshtë në shtëpinë e tyre në breg të detit derisa një derrkuc i vogël,do të ndryshojë katërcipisht jetët e tyre dhe të komunitetit që i rrethon. I pagëzuar si  "Robi IA-MX234G", kafsha e jashtëzakonshme përmes rrëfimit të pasur të shkrimtarit Viktor Canosinaj, në informacion e fjalor, fton vogëlushët në një aventurë të papërsëritshme, ku në rrjedhë të leximit dalin në sipërfaqje vlerat më të bukura humane dhe mesazhe edukuese për familjen, shoqërinë, arsimin e natyrisht mbrojtjen e kafshëve e mjedisit.

Titulli: “Ne të dy dhe dashuria”

Autore: Bora Minga

Shtëpia Botuese: “Toena”

Çmimi: 900 lekë

Bora Minga debuton si autore me vëllimin poetik “Ne të dy dhe dashuria”. Në vargjet e saj, ajo shkruan për ëndrrat vajzërore që thuren, por edhe mund të thyhen në këtë qytet. Për dashurinë e parë, por edhe për një sërë fenomenesh sociale duke ruajtur sinqeritetin në rrëfim. Me butësinë e fjalës së saj, autorja e re, tregon të ketë lëvruar edhe terrene më të vrazhda, si ai i politikës, me kandidaturën e saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës e pse jo, studentja e drejtësisë do ta shikonte veten në të ardhmen si një politikane poete.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë