I ‘u vendos emri i Vaçe Zelës, ‘Kinoteatri’ i Lushnjes drejt rikonstruksionit. Nipi i ish-kryeministrit Mustafa Kruja: Ana ‘e panjohur’ e artistes myzeqare

Këto janë imazhet e propozuara që shfaqin se si mund të duket Qendra e Artit “Vaçe Zela” në Lushnjë, pas rikonstruksionit.E dëmtuar në fasadë dhe me nevojën për rehabilitim të brendshëm, objekti do të rikonstruktohet. Aplikimet në tenderin me procedurë të hapur, të publikuar në OpenData përfunduan këtë të martë, ndërsa fondi i vendosur në dispozicion është afro 176 milionë lekë. Bashkia e ndërmori hapin, pas kërkesave të vazhdueshme për ndërhyrje, për shkak të dëmtimeve, dhe punimet do të marrin një vit kohë.

Objekti i ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjës” ka një sërë funksionesh, për kinema, teatër, si dhe të tjera aktivitete socialo-kulturore. U ndërtua në vitin 1974 dhe u emërtua si ‘Kinoteatri i qytetit’, emri iu ndërrua më pas në nder të artistes.

Këngëtarja Vaçe Zela ka pasur një lidhje të veçantë me vendlindjen, dhe qyteti sot përpiqet ta nderojë përmes ruajtjes së kujtimit e emrit të saj, edhe në këto forma simbolike. Publicisti Eugjen Merlika, nipi i ish kryeministrit e firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Kruja, tregon një anë pak të njohur të këngëtares nga Myzeqeja, që në Lushnjën e kthyer në qendrën kryesore të internimit pas vitit ’54, Vaçja, ndryshe nga ç‘ishin udhëzimet, u qëndronte afër edhe të internuarve, siç ishte dhe vetë ai.

“Vaçe Zelën e kam njohur kur isha i ri. Ishte 5 vjet më e madhe se unë. Unë kam banuar në Lushnjë dhe pastaj kemi ruajtur një farë miqësie. Kur ajo vinte në Lushnjë nuk kishte frikë që të më takonte. Dhe unë kur shkoja në Tiranë e takoja”, thotë publicisti Eugjen Merlika.

Jo vetëm kaq, por siç thotë Merlikaj, Vaçja që preku skenat e huaja që në moshën 17-vjeçare, qëndroi e thjeshtë duke ruajtur miqësitë e hershme deri në fund.

“Më vonë nga Italia kam hyrë prapë në kontakt me të. Ishte e sëmurë atëherë dhe kam shkuar në Zvicër në Bazel ku jetonte ajo  dhe ruanim korrespodencën, më shumë me të shoqin, ndërsa tani me të bijën dëgjohemi”, thotë Merlika.

Në Lushnjë është vendosur edhe shtatorja e Vaçe Zelës, një nga veprat e fundit të skulptorit të ndjerë Arben Bajo.

/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?