Ish- kryeministr Sali Berisha, publikoi ditën e sotme në llogarinë e tij të Facebook, fshehjen e vdekjes së një të burgosuri nga ana e policisë, ndërkohë policia ka përgënjeshtruar këtë fakt duke thënë se kjo ngjarje është bërë publike dhe komunikata për të është e publikuar.
Bëhet fjalë për vdekjen e një 58- vjeçari me iniciale B.M, i cili ka ndërruar jetë në datë 25/10/2017 në spital, ku kishte shkuar një natë më parë me urgjencë për shkak të shqetësimeve kardiake. Sipas komunikatës së bërë publike më parë nga policia, rezulton se ndarja nga jeta e 58- vjeçari të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

(Statusi i publikuar nga ish- kryeministri Berisha në Facebook)
/Shqiptarja.com

Njoftimi i policisë:
Më datë 25.10.2017, në spital, ka vdekur shtetasi B.M, vjeç 58 banues në Tiranë, i dënuar në IEVP, të cilin më datë 24.10.2017, e kanë sjellë në urgjencën e spitalit, pasi ka ndjerë shqetësime kardiake. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com