Ajo ka kujtuar ditëlindjen e Kejdit nëpëmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sot, im bir do të shënonte 22 vite të jetës së tij. Sot, ime bijë, shënoi emrin në librin e Zotit, në pritje të pagëzimit.
Ajo zgjodhi të mbajë emrin e pagëzimit të vëllait. Ishte e diel, kur ai erdhi në këtë jetë. Sot e motra mbajti dritën, një dhuratë drejt altarit. Në krah të saj, nunia, emri i të cilës në libër, krah emrit të bijës! Janë kreshme, javë e ditë të forta, ato ditë, ku misteri dhe rrugët e Zotit, janë kaq pranë e na kujtojnë ringjalljen...!”, ka shkruar ajo.
Këngëtari Ergi Dini 22 vjeç dhe miku i tij Kejdi Halili 21 vjeç, u aksidentuan në bulevardin "Bajram Curri", pranë urës së "Bllokut", pasi motori me të cilin po udhëtonin humbi drejtimin duke u rrëzuar në asfalt më 21 nëntor 206.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com